Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

XHIROJA III

Liga e femrave vazhdon me derbin e madh

Liga e femrave vazhdon me derbin e madh


10 November, 2020 @12:10

Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës që të mos ketë aktivitete sportive në fundjavë, garat rikthehen në aksion këtë mesjavë, ku do të garojnë Prince Caffe Superliga, Superliga e Femrave dhe Liga e Parë e Meshkujve.

Në Superligën e Femrave do të zhvillohet derbi ndërmjet Bashkimit dhe Kosovahome Prishtinës.

Këto dy skuadra kanë dominuar në vitet e fundit në basketbollin e femrave dhe përballjet mes tyre gjithmonë kanë qenë interesante.

Së fundi u takuan në finale të Superkupës, ku Bashkimi fitoi me rezultat 75:72. Vashat prizrenase kanë dy fitore në dy ndeshje në këtë edicion, kurse ato prishtinase një fitore dhe një humbje. Takimi i sotëm pritet të jetë shumë interesant, kurse do të transmetohet edhe në ArtMotion.

TABELA AKTUALE

Në xhiron e tretë do të zhvillohen edhe dy përballje tjera interesante.

Kastrioti do të përballet me Trepçën, dy skuadrat e vetme që nuk kanë shënuar asnjë fitore në këtë edicion.

Në sfidën e fundit Vëllaznimi që ka dy fitore do të ndeshet me Penzën, që ka një fitore dhe një humbje. Skuadra kuqezi ka mundur Kastriotin dhe Kosovahome Prishtinën, duke treguar se, është një nga skuadrat më të forta në këtë edicion.

DUELET:

Superliga e Femrave - Java 3

E martë

13:00 Kastrioti - Trepça

19:00 Bashkimi - Kosovahome Prishtina

E mërkurë

16:00 Vëllaznimi - Penza


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Femrave