JAVA 10
Liga e Parë vazhdon me dy ndeshje
6 February, 2020 @10:57
Pjesa e dytë e stinorit në Ligën e Parë të Kosovës në basketboll, filloi dje me fitoren e Vëllaznimit ndaj Dritës.
Sot në program janë dy ndeshje. Istogu do të takohet me Borean në ora 16:00, derisa ish-skuadra e Kerasan Prishtinës, tani me emrin e ri Marigona Hill Prishtina, pret Vushtrrinë në ora 20:00.
Istogu ka bilanc prej 4 fitoreve e 4 humbje, kurse Bora në 8 ndeshjet e zhvilluara ka shënuar vetëm 1 fitore dhe gjendet në fund të tabelës. Në anën tjetër, Marigona Hill Prishtina dhe Vushtrria që të dyja skuadrat kanë nga 3 fitore e 5 humbje.