Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SILEKS - DRITA

Limani: Mezi po e presim ndeshjen, jemi të përgatitur

Limani: Mezi po e presim ndeshjen, jemi të përgatitur


16 September, 2020 @20:44

Përveç kryetrajnerit Nuhiu, në konferencën për shtyp të skuadrës së Dritës para ndeshjes ndaj Sileksit foli edhe Ardian Limani, kapiteni i gjilanasve.

“I kemi bërë të gjitha përgatitjet për ndeshjen, jemi në gjendje të mirë fizike dhe atmosfera në grup është shumë e mirë. Ndeshjen po e presim me padurim dhe do ta japim maksimumin tonë. Besojmë se do të marrim rezultat pozitiv.” - ishin fjalët e kapitenit Limani, përcjell faqja zyrtare e Dritës.

Ndeshja mes Sileksit dhe Dritës luhet më 17 shtator me fillim nga ora 20:00 në Shkup dhe është e vlefshme për fazën kualifikuese drejt grupeve të Europa Leagues.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga