Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIRIA 1-0 GOSTIVARI

Liria fiton miqësoren ndaj Gostivarit

Foto; FCLiria/fb

Liria fiton miqësoren ndaj Gostivarit


19 November, 2022 @15:40

Liria ka shënuar fitore në miqësoren e zhvilluar sot në Prizren ndaj ekipit të Maqedonisë së Veriut, Gostivari.

Futbollistët e drejtuar nga Xhengis Rexhepi janë treguar më të mirë në përballjen e zhvilluar në mot me shi, ndërsa ka qenë një numër i vogël i të pranishmëve në Përparim Thaçi që kanë shikuar duelin miqësor, ku trajnerët e të dyja skuadrave mbajtën ritmin e skuadrave dhe provuan taktizime.

Golin e vetëm dhe të fitores në këtë ndeshje e shënoi mesfushori Fitim Susuri, që qëlloi portën e mysafirëve pas një asistimi të Liridon Fetahajt nga e djathta, derisa shutoi pa menduar fare, për golin, që doli të jetë edhe për rezultatin përfundimtar të ndeshjes, Liria 1-0 Gostivari [Fitim Susuri 15].

Ditë më parë Liria siguroi shërbimet edhe me sulmuesi Tandina Maharafa, me të cilin nënshkroi kontratë deri në fund të këtij edicioni të garave, derisa ekipi prizrenas po kërkon që të sigurojë biletën për Superligë këtë sezon nga Liga e Parë. Maharafa 25-vjeçar ka qenë pjesë e Besiktasit U19 dhe U21, por pa arritur të shkojë më tutje te ekipi i madh turk, ndërsa karrierën e ka vazhduar te Shkupi dhe së fundi te Mladost Kakanj i Bosnjes, prej ku mbeti edhe lojtar i lirë.

Bardhezinjtë mbyllën pjesën vjeshtore të stinorit në pozitë të katërt të renditjes tabelare në Grupin A të Ligës së Parë, duke tubuar 24 pikë, 4 më pak sesa lideri i grupit, Feronikeli’74.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë