Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRIZREN

Liria i afrohet kreut

BOROZANI/Erdis Driza/Arkiv

Liria i afrohet kreut


15 March, 2014 @17:28

Skudra e Lirisë ka arritur të mposht KEK-un sot në Përparim Thaqi për të mbajtur gjallë shpresat për Play-Off të Ligës së Parë, që dërgon në Superligë. 

 

Djelmoshat e Erdogan Celinës kanë arritur të mposhtin KEK-un e Obiliqit, pas një goleade që i erdhi mirë të pranishmëve në stadium që në ndeshjen e parë të pranverës për Ligën e Parë. 

 

Mirëpo, fitorja e Lirisë 4-2 ndaj KEK-ut sot u bë edhe më e rëndësishme pasi që dy nga pretenduesit tjerë për Superligë, Llapi e Gjilani, barazuan në Podujevë 1-1. Ky rezultat bëri që bardhezinjtë nga Prizreni t’i afrohen edhe më me pikë kryesuesve, derisa nesër luhet derbi i Ligës së Parë ndërmjet Vëllaznimit (lider) dhe Istogut (përcjellësi kryesor) në Gjakovë. 

 

Liria është tash e shtata në Ligën e Parë me 25 pikë, 11 më pak se Vëllaznimi lider që luan nesër derbin me ‘troftat’. 


 
Të gjitha lajmet nga