Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

REAGIMI I DREJTORIT

Liria konsideron se Liga e Parë po anashkalohet

Liria konsideron se Liga e Parë po anashkalohet


17 May, 2020 @16:09

Drejtori i Lirisë, dikur edhe ish futbollisti i saj i gjeneratës së artë, Erxhan Dana, ka reaguar sot në llogarinë e tij personale në Facebook në emër të klubit.

Ai ka thënë se ekipet e Ligës së Parë po anashkalohen pasi që s’po përfshihen fare në bisedime për vazhdim ose jo të stinorit.

Për më tepër, ai ka bërë të ditur se Liria ka harxhime gati sa shumica (sic) e ekipeve të Superligës.

“Ne s’na ka kontaktuar askush si KF Liria për të marrë qoftë edhe një mendim formal se a jemi për vazhdim apo jo. Ne konsiderojmë se krahas Superligës, duhet të vazhdojë edhe Liga e Parë. Si klub ndihemi të dëmtuar pasi që padrejtësisht po privohemi nga e drejta për rikthim në Superligë, duke ditur angazhimet dhe shpenzimet e mëdha. Ky është diskriminim,” ka shkruar ndër të tjera Dana.

Mëposhtë, shihni postimin e plotë të tij:

“Lidhur me debatin për vazhdimin ose jo të kampionatit, Liria konsideron se pa të drejtë po anashkalohet Liga e Parë, duke mos u përfshirë fare në këto konsultime.
Liga e parë ka skuadra që kanë tituj e hargjime sa shumica e ekipeve dërmuese të Superligës Liria, është ndër to.
Ne s’ na ka kontaktuar askush si KF Liria për të marrë qoftë mendim formal, se a jemi a jo për vazhdimin e kampionatit ?!
Ne, si klub konsiderojmë që krahas Superligës poqese vazhdon kampionati, pjesa e mbetur, njëjtë duhet të veprohet edhe me Ligën e Parë.
Ne, kemi pasur hargjime që kalojnë 200 mijë euro në paga, pagesa banesash, ushqim dhe hargjime të tjera.Është e padrejtë poqese nuk vazhdojnë garat edhe në Ligën e Parë, përderisa janë në pyetje 30 pikë nga 10 të gjiro e që gjithëçka është e hapur.
Si klub ndihemi të dëmtuar sepse padrejtësishtë po privohemi nga e drejta për rikthim në Superligë duke ditur angazhinet dhe shpenzimet e mëdha.Ky është diskriminim !
E pakta që FFK në këtë situatë do të duhet të organizonte një plej-off mes klubeve pretendente për hyrje në elitë, qoftë për 4 apo për 6 ekipet e para.
Ndryshe, ky është diskriminim dhe përbuzje, duke mos marrë mundin të kërkohet nga zyrtarët e FFK- s një mendim nga klubet e Ligës së Parë.Po i referohemi gjendjes deri në këtë kohë dhe asaj që po lexojmë në media, ku debati për nisjen- vazhdimin e garave ëshyë vetëm për Superligë ! Ne, si klub jemi për vazhdimin e pjesës së mbetur, ose të paktën organizimin e një plej-offi të ekipeve pretendente për inkuadrim në Superligë.
Çfarëdo vendimi i marrë pa konsultim me ne, na dëmton si klub dhe e ve në pikëpyetje qështjen e marrjes pjesë në kampionatin e ri.

KF Liria
Erxhan Dana, drejtor


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë