Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KTHEHEN ME SHPRESA NGA PËRGATITJET

Liria me dy fitore e një barazim në përgatitje

Fotot: LiriaFC/fb

Liria me dy fitore e një barazim në përgatitje


29 January, 2023 @12:29

Skuadra e Lirisë së Prizrenit që po qëndron në Durrës për përgatitje drejt fazës pranverore në Ligë të Parë të Kosovës, ka zhvilluar deri tash tri takime miqësore atje ndërsa ka shënuar dy fitore dhe një barazim në këto ndeshje.

Të përzgjedhurit e Xhengis Rexhepit kanë shënuar fitore ndaj Fushë Kosovës dhe Vushtrrisë, që luajnë në Ligën e Parë, por në Grupin B, ndërsa kanë barazuar me ekipin e Superligës, Trepça’89.

Në përballje me Fushë Kosovën për Lirinë shënuan Arvin Mulaj dhe Blendi Memaj, ndeshje të cilën prizrenasit e fituan 2-0, ndërsa në fitore ndaj Vushtrrisë gjithashtu me rezultat 2-0 shënuan përsëri dyshja e njëjtë.

Xhevat Susuri @ Liria vs Trepca'89

Barazimi i vetëm i bardhezinjëve erdhi ndaj ‘89-shit mitrovicas, ku Memaj shënoi për barazim (69’), pasi që mitrovicasit kishin kaluar në epërsi me golashënuesin më të mirë të tyre Christian Mba (49’).

Përndryshe, Liria ka kryer pjesën vjeshtore të stinorit në pozitë të katërt me 24 pikë, ndërsa janë 4 pikë larg liderit të Grupit A në Ligë të Parë, Feronikeli’74. Prizrenasit gjithashtu kanë arritur në 1/8 e finales së Kupës së Kosovës ku do të ndeshen me Llapin.

Dje ekipi ka arritur në Prizren pas qëndrimit në Durrës, ndërsa në ditët e radhës përgatitjet do të vazhdojnë në stadiumin e qytetit për tu bërë gati për pranverën e nxehtë në fusha futbolli.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë