Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MIQESORE PARASEZONALE

Liria mposht Vëllaznimin në miqësore parasezonale

Foto nga arkivi

Liria mposht Vëllaznimin në miqësore parasezonale


19 September, 2020 @18:47

Skuadra e Lirisë së Prizrenit ka shënuar fitore të thellë ndaj Vëllaznimit në miqësore të paparalajmëruar nga skuadrat, të zhvilluar sot në Prizren.

Liria ka mposhtur ekipin gjakovar me rezultat 4-0, ka mësuar TopSporti.com nga zyrtarët e ndeshjes së sotme.

Liga e Parë e Kosovës është shtyer nga FFK-ja për shkak se disa skuadra nuk kanë kryer ende kontrollet mjekësore dhe u ka lënë afat edhe një javë për të dorëzuar dëshmitë për to.

Nëse as pas një jave nuk do të kryhen kontrollet mjekësore FFK ka bërë të ditur që skuadrat ndeshjet e tyre do t’i humbin me rezultat zyrtar, ndërsa Liga e Parë pritet të fillojë kah fundi i këtij muaji, por data e saktë nuk është dhënë ende.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë