Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MIQËSORE

Liria mposhtet nga Vushtrria

Liria mposhtet nga Vushtrria


13 November, 2021 @16:15

Skuadra e Lirisë së Prizrenit ka qenë mysafire e Vushtrrisë sot në Ferki Aliu, në miqësore për të mbajtur kondicionin skuadrat, për shkak të pushimit të ligës për shkak të ndeshjeve të kombëtareve.

Vushtrriasit që drejtohen nga ish-trajneri i Lirisë Samuel Nikaj kanë shënuar fitore në këtë përballje me rezultat 2-0 dhe kanë vërtetuar epitetin e skuadrës mëtuese për të arritur në Superligë këtë stinor nga Liga e Parë Grupi B.

Golat e fitores për Vushtrrinë i kanë shënuar mesfushori me përvojë Daut Maxhuni dhe Etrit Halimi.

Liria është në pozitë të gjashtë të renditjes në Ligën e Parë Grupi A, ndërsa Vushtrria e treta në Ligën e Parë Grupi B.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë