Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ZYRTARE

Liria nën menaxhimin e KA Sportmanagement

Liria nën menaxhimin e KA Sportmanagement


15 April, 2022 @12:18

KA Sports-Managment me ofertuesin Rahman Kiçe, është fitues i thirrjes publike të KF Liria për të marrë në menaxhim klubin për dhjetë vitet e ardhshme.

Kiçe ka marrë 566 pikë nga Komisioni gjashtë anëtarësh, pas përfundimit të paraqitjes së planprogramit zhvillimor dhe financiar, në krahasim me kandidatin tjetër Agim Buduri, që mori 392 pikë.

Në ditët në vijim, do të nënshkruhet edhe zyrtarisht kontrata për kalimin e Lirisë nën menaxhimin e KA Sport-Managment.

Në njoftimin e Lirisë është shkruar se dyshja Kiçe dhe Buduri kanë shprehur interesim në thirrjen publike për marrjen në pronësi dhe menaxhim të KF Liria.

“Prezantimi u bë një nga një nga pjesëmarrësit në thirrje publike, ku shpalosën programin 10-vjeçar (2022-2032) duke u përgjigjur edhe në pyetjet shtesë të anëtarëve të Komisionit,” ka shkruar në procesverbalin e lëshuar nga Liria.

Në Komision bënin pjesë, Qemal Krasniqi, Nehari Toska, Lulzim Ibri, Durak Thaci, Skender Kapra dhe Erxhan Dana.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë