Të gjitha lajmet

LIRIA

Liria prezenton përforcimet

Liria prezenton përforcimet

13 July, 2015 @18:19

Skuadra e rikthyer në Superligë, Liria, sot ka prezentuar futbollistët e rinjë të cilët do ta veshin fanellë e ekipit prizrenas në stinorin e ri.

Treshes së paralajmëruar më parë si përforcime, portieri Altik Muhaxhiri dhe mesfushorët Robert Gjeraj e Alban Dylazeka, të cilët u transferuan nga skuadra e Vëllaznimit, iu bashkua edhe futbollisti ofansiv, Arlind Zylfallari, i cili edhe më parë e kishte veshur fanellën e Lirisë.

Në lidhje me këto transferime është shprehur i kënaqur edhe anëtari i bordit të klubit, Erxhan Dana.

“Mendoj që me këto prurje dhe me të tjerët që do të arrijnë në ndërkohë (përfshirë edhe përforcimet e huaja) do t’i përmbushim zbrazëtirat,” tha Dana, transmeton faqja zyrtare e klubit.

Përveç përforcimeve të përmendura, nga sot skuadrës iu është bashkuar edhe futbollisti nga Shkodra, Noris Kozmaj, i cili do të testohet për një kohë dhe më pas do të vendoset nëse do të qëndrojë në skuadër apo jo.

CHAMPIONS LEAGUE

Feronikeli në Champions League, kundërshtarët e mundshëm

Foto: FFK

25 May, 2019 @14:10

Fituesi i Ligës dhe Kupës në futbollin kosovar, Feronikeli, me plot meritë do ta përfaqësojë Kosovën në Champions League sezonin…

EUROPA LEAGUE

Prishtina në Europa League, kundërshtarët e mundshëm

25 May, 2019 @13:49

Pas triumfit të Feronikelit në Kupë të Kosovës, Kosovën në Europa League edicionin që vjen do ta përfaqësojë Prishtina, skuadra…

KUPA E KOSOVËS: TREPÇA '89 - FERONIKELI

Feronikeli fitues i Kupës, Prishtina në Europa League

24 May, 2019 @22:46

Për herë të tretë në histori të klubit, Feronikeli është fitues i Kupës së Kosovës. Skuadra nga Drenasi sonte e…

BARAZHI

Caktohet data e ndeshjes Gjilani - Besa

24 May, 2019 @21:40

Është caktuar data e ndeshjes së barazhit në mes të Gjilanit dhe Besës. Dueli në mes të Gjilanit dhe Besës…

FTESAT E ALBAN BUSHIT

25 të ftuar nga Alban Bushi për duelet kualifikuese

Foto: FSHF

24 May, 2019 @16:41

Rivali i Kosovës U21 në grupin kualifikues për EURO 2021, Shqipëria U21, sot ka shpallur listën e futbollistëve të ftuar…

Të gjitha lajmet nga