Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRIZREN

Liria reagon ndaj vendimit të FFK-së

Foto nga arkivi

Liria reagon ndaj vendimit të FFK-së


27 May, 2020 @21:16

Skuadra e Lirisë së Prizrenit është treguar të jetë jashtëzakonisht e zhgënjyer me vendimin e FFK-së për përfundimin e garave në Ligë të Parë të Koosvës dhe shpalljen e rezultateve të arritura deri tash, si përfundimtare për stinorin 2019/20.

Liria ka qenë në pjesën më të madhe të stinorit në krye të Ligës së Parë, por një seri e keqe e rezultateve gjatë fundit të vjeshtës dhe fillimit jo të mirë të pranverës, e rrëzoi atë në pozitë të tretë dhe kështu, ekipi mbeti pa u futur në Superligë.

“Pra, kampionati duhet të nis,” ka përfunduar komunikata e Lirisë - pas vendimit të FFK-së për anulim të garave!!!

Vendimin e sotëm të FFK-së Liria e ka quajtur disktriminues dhe të dëmshëm për klubet, duke përmendur shpenzimet e mëdha që i bëjnë.

“KF Liria është për vazhdim të kampionatit. Çdo vendim tjetër konsiderohet diskriminues dhe i dëmshëm për klubet. Aktualisht, jemi skuadër që kemi bërë shpenzime marramendëse në paga dhe shpenzime tjera përcjellëse, derisa kemi mbajtur edhe lojtarët e huaj gjatë tërë kohës në Prizren, duke pritur rifillimin e stinorit dhe duke ditur se jemi në garë për rikthim në Superligë,” është thënë në komunikatën e klubit bardhezi që është shkruar pas Vendimit të FFK-së.

Përndryshe, FFK ka sqaruar se vendimet janë marrë në bazë të udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë që ka lejuar garat vetëm në Superligë dhe jo për ligat tjera - për të cilat është dashur të merr vendim FFK-ja.

ikshpk

Kështu nga Liga e Parë Besa dhe Arbëria kanë siguruar Superligën për stinorin e ardhshëm, ndërsa nga Liga e Parë s’do të bie askush në një rang më të ulët të garave.

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë