NË PRIZREN
Liria rikthen Rexhajn merr edhe Lilën
17 July, 2019 @12:17
Liria e Prizrenit që në stinorin e kaluar humbi statusin elit në futbollin e Kosovës është duke vazhduar me përforcime.
Sot, skuadra prizrenase ka bërë të ditur se ka shtuar në skuadër edhe dy lojtarë.
Vigan Rexhaj, ish-lojtari i Lirisë që në stinorin e kaluar mbrojti ngjyrat e Flamurtarit, është rikthyer në Përparim Thaqi për të veshur fanellën bardhezi.
Ndërsa në skuadër drejtuesit e ekipit kanë marrë edhe futbollistin që mbrojti ngjyrat e Gjilanit në stinorin e kaluar, Vilson Lila, që ka luajtur edhe për Kastriotin e Tërbunin në Shqipëri.
Të dy, janë lojtarë që luajnë në pozitat mbrojtëse dhe me këtë Samuel Nikaj duket të ketë përforcuar fazën e mbrojtjes te Liria.
Bardhezinjtë janë duke kërkuar të rikthehen që në stinorin e parë të tyre nga Liga e Parë në Superligë.