LIRIA
Liria zgjedh kapitenin për sezonin e ri
7 August, 2019 @14:59
Përmes një postimi në Facebook, klubi futbollistik Liria ka bërë të ditur që kapiten i skuadrës për sezonin e ardhshëm do të jetë Alsid Tafili.
Sipas postimit të klubit prizrenas, kjo gjë është vendosur nga bordi dhe trajneri, ndërkohë që zëvendëskapiten i Tafilit do të jetë Valon Bytyqi.
Siç dihet, Liria sezonin që vjen do të garojë në Ligën e Parë, derisa synimi i prizrenasve do të jetë rikthimi në elitën e futbollit kosovar.