CHALLENGE LEAGUE
Liridon Balaj lojtari i javës në Challenge Ligën e Zvicrës
7 July, 2020 @23:00
Ish futbollisti i Besës së Pejës, Liridon Balaj, që tash mbron ngjyrat e ekipit zviceran, Aarau, është shpallë edhe zyrtarisht lojtari më i mirë i xhiros së XXVIII të Challenge League të Zvicrës (liga e dytë).
Balaj shënoi hat-trick në fitoren 5-4 të ekipit të tij ndaj Lausannes në xhiron e shkuar, ndërsa për mysafirët Andi Zeqiri shënoi dygolësh.
Ky është stinori i parë i Balajt 20-vjeçar te Aarau, derisa ka luajtur aty 12 ndeshje në Challenge League duke shënuar pesë gola në kampionat.
Liridon Balaj ka qenë i rregullt te Kosova U19, ndërsa tash pritet të luajë për U21.