Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FBK

Lirohet Kurshumlija, bëhet i ditur zëvendësuesi

TOPSPORTI / ARKIV

Lirohet Kurshumlija, bëhet i ditur zëvendësuesi


Teksti: FBK

22 January, 2020 @19:04

Përmes një vendimi të publikuar sot, Federata e Basketbollit e Kosovës ka bërë të ditur që komesari i garave, Faton Kurshumlija, për arsye personale është liruar përkohësisht nga detyra në fjalë. Deri në një vendim tjetër të bordit ekzekutiv, ushtrues i kësaj detyre që nga sot do të jetë Burim Koshi, anëtar i deritashëm i bordit të FBK-së.

Vendimi i plotë i FBK-së është paraqitur më poshtë:

“Në bazë të kompetencave të veta statutore dhe procedurës së përcaktuar në Rregulloren e Punës së Bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës, Bordi Ekzekutiv i FBK-së, merr këtë:

                                                  VENDIM

1. Miratohet kërkesa e z. Faton Kurshumlija për lirim të përkohshëm nga detyrat e Komesarit të Garave për arsye personale, deri në një vendim tjetër të Bordit Ekzekutiv;
2. Z. Burim Koshi, anëtar i deritanishëm i Bordit të FBK-së, punëtor shumëvjeçar i basketbollit, ish-gjyqtar dhe delegat, ngarkohet me detyrat e ushtruesit të detyrës së Komesarit të Garave të Federatës së Basketbollit të Kosovës, deri në një vendim tjetër të Bordit Ekzekutiv.

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës falënderon z. Kurshumlija për punën e deritashme në organizimin dhe avancimin e basketbollit të Kosovës dhe i dëshiron suksese në aktivitetet që e presin.

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës i uron suksese dhe mbarëvajtje në organizimin e garave u.d. të Komesarit të Garave, z. Burim Koshi.

Ky vendim hyn në fuqi në ditën e miratimit të tij.

Në emër të Bordit Ekzekutiv të Federatës së Basketbollit të Kosovës,”


 
Të gjitha lajmet nga