Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOSOVA

Lista më 2 mars

Google Images

Lista më 2 mars


14 February, 2014 @13:09

Spekulime dhe emra të ndryshëm mund të shtjellohen edhe 30 ditët e ardhshme, por zyratarisht Federata e Futbollit të Kosovës do të bëj të ditur emrat e futbollistëve të ftuar për ndeshjen e parë miqësore ndërkombëtare më 2 mars. 

Grumbullimi i parë prej se Kosova morri ‘aminin’ nga FIFA për miqësore ndërkombëtare me përfaqësuesen seniore pritet të ndodhë më 3 mars, dy ditë para ndeshjes së parë, që do të zhvillohet ndaj përfaqësueses nga Amerika e Mesme, Haiti. 

Përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës në futboll, Albert Bunjaki, ka bërë të ditur për Sport Plus, se më 2 mars planifikohet që të thirret një konferencë për shtyp ku do të publikohen emrat e futbollistëve që do të hynë në histori të Kosovës, si të grumbulluarit e parë, pas lejes nga FIFA. 



Disa nga emrat që mund të jenë pjesë e Kosovës ndaj Haitit:

Samir Ujkani (Palermo), Shpëtim Hasani (Orebro), Anel Rashkaj (Sandens), Ardian Gashi (Helsingborgs), Loret Sadiku (Helsingborgs), Besart Berisha (Brisbane Roar), Emir Bajrami (Panathiniakos), Ardian Nikçi (Thun), Kristian Nushi (St. Gallen), Albert Bunjaku (Kaiserslautern), Enis Alushi (Kaiserslautern), Faton Toski (FSV Frankfurt), Astrit Ajdarevic (Charlton), Atdhe Nuhiu (Sheffield Wednesday), Frederic Veseli (Burry), Alban Bunjaku (Slavia Praha), Ilir Azemi (Greuter Furth) etj.

 
Të gjitha lajmet nga