Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RODGERS

Liverpool, punë e vështirë

REUTERS

Liverpool, punë e vështirë


17 May, 2013 @21:06

Veriirlandezi Brendan Rodgers, ka pranuar se menaxhimi i Livepoolit ka dalë punë shumë më e vështirë sesa që ka paramenduar para se të vinte aty. 

Rodergs i cili erdhi nga Swansea në Liverpool ka parë se Liverpool nuk është thjeshtë një klub i futbollit, por shumë më shumë. 

“Menaxhimi i Liverpoolit është punë shumë më e vështirë sesa që kam paramenduar në fillim. Ky nuk është vetëm klub futbolli, por shumë më shumë, është një komunitet i tërë që shtrihet në tërë botën,” ka thënë ai për mediat angleze. 

Mirëpo, ai si vetëkritik pranon se tashmë e ka të qartë se çfarë kërkohet këtu dhe stinorin tjetër do të ketë në fushë një Liverpool tjetër. 

“Tashmë e dimë shumë mirë se çka duhet bërë me Liverpoolin. Nuk i kemi paratë e gjithë botës për të blerë çfarëdo lojtari, por do të zgjedhim sipas nevojës dhe Liverpool stinorin tjetër do të arrijë që të jetë në TOP 4 klubet e Anglisë,” parashikoi ai. 

Rodgers gjithashtu ka mohuar se Andy Carroll do të kthehet stinorin tjetër në klub. Liverpool këtë stinor ka përfunduar stinorin në vendin e shtatë të Premier League dhe ky ësht stinori i dytë radhazi që përfundon nën rivalin lokal Everton, që është një rekord i keq për klubin pasi që një gjë e tillë nuk ka ndodhur që nga viti 1937. 


 
Të gjitha lajmet nga Premier League