Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIVERPOOL - BRENTFORD

Liverpooli i rikthehet fitoreve, merr vendin e dytë

Foto: Liverpool FC

Liverpooli i rikthehet fitoreve, merr vendin e dytë


16 January, 2022 @16:51

Pas 3 ndeshjeve pa fitore në Premier League, Liverpooli ka arritur ta fitojë takimin e sotëm ndaj Brentfordit në shtëpi.

Fabinho shënoi në fundin e pjesës së parë (44’) për 1-0, e më pas Oxlade-Chamberlain (69’) e Minamino (77’) shënuan për rezultatin përfundimtar 3-0, e kështu skuadra nga Merseyside iu gëzua 3 pikëve.

Raste për shënim përgjatë takimit patën edhe futbollistët e Brentfordit, kryesisht përmes kundërsulmeve, por që u treguan të pasuksesshëm para portës kundërshtare.

Kjo fitore bën që Liverpooli (me një ndeshje më pak) të ngjitet në vendin e dytë, duke e lënë pas vetes Chelsean, kurse Brentfordi për momentin është në vendin e 14.

 


 
Të gjitha lajmet nga Premier League