Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PREMIER LEAGUE

Liverpooli superior

Getty Images

Liverpooli superior


28 January, 2014 @22:50

Derbi lokal i qytetit të Liverpoolit, i cili u luajt në stadiumin Anfield ndërmjet skuadrave Liverpool dhe Everton, i takoi vendasve, të cilët fituan me rezultat të thellë 4-0.

Seria e golave filloi në minutën 21’ kur Steven Gerrard shënoi golin e parë në ndeshje.

Në minutën 33’ rezultati u dyfishua me golin e sulmesit anglez, Daniel Sturridge, i cili vetëm dy minuta më vonë shënoi edhe golin e tij të dytë dhe njëkohësisht të tretin për skuadrën e tij në ndeshje, për të shkuar skuadrat në zhveshtore pranë rezultatit 3-0.

Në pjesën e dytë Sturridge e kishte rastin të realizojë hat-trick, mirëpo ai nuk doli të jetë i saktë nga pika e bardhë në minutën 54’.

I vetmi gol i pjesës së dytë u shënua nga golashënuesi më i mirë i Premier Leagues, Luis Suarez, i cili regjistroi golin e tij të 23-të për këtë stinor.

Ky është një rezultat shumë i rëndësishme për ekipin e trajnerit Brendan Rodgers, duke pasur parasysh që fitorja u arrit ndaj rivalit lokal dhe të drejtpërdrejtë në luftë për të siguruar një vend në kupat europiane.

Tabela aktuale dhe rezultatet.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League