Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PODUJEVË

Llapi ndanë rrugët me Sokol Kiqinën

Llapi ndanë rrugët me Sokol Kiqinën


6 December, 2022 @14:17

Skuadra e Llapit ka bërë të ditur se me marrëveshje ka ndërprerë bashkëpunimin me sulmuesin e deritashëm të ekipit, Sokol Kiqina.

Futbollisti në fjalë, kishte ardhur gjatë verës te Llapi prej Feronikelit. Ai luajti 10 ndeshje me fanellën e llapjanëve, ndërsa sot është zyrtarizuar ndërprerja e bashkëpunimit me te.

Në minutat që i kishte te Llapi, Kiqina nuk ka regjistruar asnjë asistim e gol të shënuar këtë stinor në Superligë.

Llapi në anën tjetër ka mbyllur vjeshtën në Superligë në pozitë të gjashtë, duke mbledhë 20 pikë nga 18 ndeshje. Skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina i ka uruar sukses lojtarit.

Kiqina është përndryshe 20-vjeçar dhe është i lindur në Skenderaj, ndërsa pozita e tij natyrale është qendërsulmues, ndërsa vlera në treg sipas Transfermarkt është 75 mijë euro!


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga