Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ZYRTARE

Llapi transferon golashënuesin më të mirë të Vushtrrisë

Llapi transferon golashënuesin më të mirë të Vushtrrisë


30 July, 2019 @11:52

Sulmuesi më i mirë i Vushtrrisë në sezonin e kaluar, sezon të cilin e mbylli me 20 gola e 10 asistime, ka kaluar sot te skuadra e Llapit.

Bëhet fjalë për Labinot Osmanin, një emër i njohur në futbollin kosovar, lojtar ky që sot është zyrtarizuar si transferi më i ri i skuadrës së Llapit.

Ish-futbollisti i Hysit, Prishtinës, Feronikelit e Vushtrrisë, priitet të jetë një armë shtesë për fazën ofansive të skuadrës podujevase, e cila mund të jetë një nga skuadrat që do ta kërkojnë titullin e kampionit në sezonin që vjen.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga