Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet
{embed="/menu"}

FTESA E RE

Llullaku në kombëtare

Google Images

Llullaku në kombëtare


17 May, 2013 @14:53

Sulmuesi kosovar Asdren Llullaku është futbollisti i radhës që ka zgjedhur italiani Gianni De Biasi për kombëtaren shqiptare. 

Llullaku, i cili mbron ngjyrat e skuadrës Gaz Metan Medias në ligë të parë të Rumanisë ka konfirmuar për portalin Asport se ka marrë ftesë nga kombëtarja. 

Llullaku do të jetë arma e radhës e De Biasit për ndeshjen kualifikuese me Norvegjinë që luhet në Tiranë më 7 qershor. 

Llullaku i lindur në Istog, është 25 vjeçar dhe në 18 paraqitjet e tij në këtë stinor me skuadrën e tij ka shënuar pesë gola. 


Video

Llullaku, duke treguar talentin e tij



 
Të gjitha lajmet nga