Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ALAIN GIRESSE

Lojtarët kanë treguar se janë të gatshëm për kualifikim!

Lojtarët kanë treguar se janë të gatshëm për kualifikim!


26 March, 2023 @1:30

Përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës, Alain Giresse, në deklaratën e tij pas ndeshjes Izraeli-Kosova ka thënë se është i kënaqur me atë që ka parë në ndeshje. Ai i ka vlerësuar lojtarët dhe paraqitjen e tyre në këtë ndeshje ku Kosova siguroi barazim në Tel-Aviv.

“Ka qenë një ndeshje ku është kërkuar shumë angazhim dhe ritëm. Ndoshta rezultati nuk është i kënaqshëm, por jam i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve. Në fund kemi mundur të shënojmë fitore, por besoj se rezultati 1-1 është i mirë,” ka thënë selektori 70-vjeçar francez.

Sa i përket vazhdimit të kualifikimeve ai ka thënë se Kosovën e pret një rrugë e gjatë.

“Duhet të mendojmë ndeshje pas ndeshjeje. Ka me qenë një rrugë e gjatë. Ne do të përpiqemi, kjo ka qenë ndeshja e parë dhe kemi treguar se kemi mundësi. Lojtarët kanë treguar se janë të gatshëm për t’u kualifikuar,” ka thënë ndër të tjera Giresse.


 
Të gjitha lajmet nga Kualifikimet për Evropian