Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TRAIL BLAZERS

Lufta i takoi Portlandit

nba.com

Lufta i takoi Portlandit


24 November, 2013 @11:23

Ndeshja ndërmjet Portlandit dhe Golden State, përfundoi në favor të Portlandit me rezultat 113-101.

Por në çerekun e tretë të ndeshjes në një sulm, u përleshën ca lojtarë, ku referi shpërndau shtatë gabime teknike. Tek Blazers, LaMarcus Aldridge, Joel Freeland, Wesley Matthews dhe Mo Williams përfunduan me gabime teknike, ndërsa tek Golden State, Adrew Bogut dhe Draymond Green.

Megjithatë, fitues doli Portlandi, që nuk ka shijuar humbjen në dhjetë ndeshjet e fundit. LaMarcus Aldridge luajti me 30 pikë e 21 kërcime, ndërsa edhe tek ‘luftëtarët’ Klay Thompson shënoi 30 pikë, por nuk mjaftuan për fitore.

Portland, gjendet në pozitën e dytë në Konferencën Perëndimore, të cilët kanë 12 fitore e dy humbje.


Video

Golden State - Portland



 
Të gjitha lajmet nga