TOPI I ARTË 2015

Luis Enrique, trajner i vitit
11 January, 2016 @19:08
FIFA Topi i Artë për trajnerin më të mirë të vitit i ka shkuar Luis Enriques, i cili ka fituar 5 trofe me Barcelonën në vitin që e lamë pas.
Spanjolli ka fituar titullin kampion të Spanjës, Kupën e Mbretit, Ligën e Kampionëve, Superkupën dhe Kupën e Botërorit të Klubeve.
Luis Enrique (31.08%) në konkurrencë ka pasur Pep Guardiolën (22.97%) e Bayernit dhe Jorge Sampaolin (9.47%) ish trajnerin e Kilit.
Te femrat, ky trofe i ka takuar Jill Ellisit.

