SHTATORJA
Maketa fituese e Vokrrit
9 June, 2020 @14:14
Fadil Vokrri do të ketë shtatoren e tij në një vend që pritet të diskutohet mes Komunës së Prishtinës dhe Federatës së Futbollit të Kosovës.
Në stadiumin që mban emrin e tij është publikuar maketa fituese e legjendës së futbollit kosovar dhe ish kryetarit të saj që gjeti udhë për të bërë Kosovën anëtare të organizatave më të mëdha të futbollit në botë.
Shtatorja pritet të jetë 3 metra e gjatë ndërsa vlera e saj kap shifrën e përafërsisht 50 mijë eurove.
“Vlera e shtatores do të kushtojë 49 mijë euro ndërsa lokacioni do të diskutohet mes Komunës dhe Federatës,” ka bërë të ditur Ministrja e Sportit Vlora Dumoshi sot.
I pranishëm në këtë ceremoni ka qenë edhe djali i të ndjerit, Gramoz Vokrri, që ka falenderuar të gjithë në emër të famlijes Vokrri.