Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA TALK

Malazezët: Mos të biem në grackë ndaj Kosovës

Foto: vijesti

Malazezët: Mos të biem në grackë ndaj Kosovës


3 June, 2019 @19:44

Njëri ndër anëtarët e shtabit teknik të reprezentacionit të Malit të Zi, Aleksandar Jankovic, në deklaratën e tij dhënë për Vijestin e Podgoricës ka bërë të ditur se malazezët kësaj radhe nuk do të bien në grackë sikurse ndaj Bullgarisë.

“Janë ndeshje të rëndësishme, por nuk janë vendimtare. Të rëndësishme kanë qenë edhe ato ndaj Bullgarisë dhe Anglisë, të rëndësishme do të jenë edhe ato në shtator e tetor. Tash mendojmë për Kosovën dhe Çekinë,” ka thënë Jankovic.

“Kosova është ekip serioz, këtë e tregojnë rezultatet në Ligë të Kombeve, por është e re, e kjo mund t’i kushtojë atyre,” ka vazhduar ndihmësi i selektorit Ljubisa Tumbakovic për të vazhduar.

ORARI i NDESHJEVE dhe TABELA DREJT EURO2020

“Fakti që kosovarët janë të rinj në moshë, mund të jetë edhe përparësi, por edhe mangësi. Ne do të mundohemi t’i shfrytëzojmë të gjitha mangësitë e tyre, por jo edhe të biem në grackë sikurse ndaj Bullgarisë. Ata futen me eufori në ndeshje dhe kjo eufori u jep pak më shumë cilësi në lojë, por kur futesh me emocion në lojë, kjo mund të jetë edhe keq,” ka shpjeguar Jankovic për gazetën në fjalë planin.

Mali i Zi dhe Kosova do të ndeshen për herë të parë në histori të vendeve. Ata takohen në kuadër të ndeshjve të xhiros së tretë të Grupit A kualifikues për EURO 2020.

Ndeshja luhet në Podgoricë, më 7 qershor.


 
Të gjitha lajmet nga