Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MALI I ZI

Mali i Zi, rifillon futbolli me tifozë

Foto: Vijesti/ L. Zekovic

Mali i Zi, rifillon futbolli me tifozë


25 May, 2020 @22:25

Liga e Parë e Malit të Zi do të rifillojë këtë të shtunë dhe atë me tifozë! Ky është njoftimi më i ri që vjen nga fqinji Perëndimor i Kosovës, bën të ditur e përditshmja më e madhe e atjeshme Vijesti.

Pas njoftimit të kryeministrit Dusko Markovic për zero raste aktive me coronavirus, malazezët e kanë shpallë vendin e tyre të çliruar nga coronavirusi.

“Do të lejohen dasmat, tubimet fetare dhe numër i caktuar i tifozëve në ngjarjet sportive,” ka thënë Markovic sonte.

Të gjitha ligat e futbollit do të nisin më 30 maj, pas 84 ditëve pauzë, ndërsa finalja e Kupës është përcaktuar të zhvillohet më 2 gusht.


 
Të gjitha lajmet nga International