Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SIGUROHEN NË TOP-4 PARA SUPER-DERBIVE

Man United pa telashe, e katërta me radhë

Nga festa e golit të fitores/ Foto: manutd.com

Man United pa telashe, e katërta me radhë


3 January, 2023 @23:11

Manchester United ka hyrë në formë, ndërsa dy ndeshjet e ardhshme mund të përcaktojnë shumëcka për Djajt e kuq nga Old Trafford. Derisa më 14 janar presin Man Cityn në derbi dhe një vas pas saj i shkojnë Arsenalit në Emirates, nxënësit e Erik ten Hagut kanë kryer detyrën sonte ndaj Bournemouthit në krizë që ka pësuar për të tretën herë radhazi.

Manchester United ka shënuar fitoren e katërt me radhë, të pestën në gjashtë ndeshjet e fundit dhe të tretën radhazi prej se vazhdoi Premier Liga pas pushimit për shkak të Botërorit në Katar. E sonte detyrën e kryen me lojë dominuese, ndërsa Casemiro hapi serinë e golave për të përfunduar gjithçka në pjesë të dytë me Luke Shawin në fillim, e krejt në fund me Marcus Rashfordin për përfundimtaren, Manchester United 3-0 Bournemouth [Casemiro 23, Shaw 49, Rashford 86].

David de Gea

Pos fitoreve, ndoshta lajmi më i mirë për Ten Hagun është që ekipi tashmë në tri ndeshjet e fundit nuk ka pësuar gol! E serioziteti i Manchester Unitedit dhe forma e mirë e kapur që i ktheu në TOP-4 të renditjes tabelare do të ketë testet e vërteta në dy ndeshjet e ardhshme.

Klikoni X për të larguar reklamën dhe për t’i parë golat e ndeshjes


 
Të gjitha lajmet nga Premier League