SENEGALI - TUNISI 1-0
Mane me shokë, në finale
14 July, 2019 @22:08
Senegali është finalisti i parë i Kupës së Kombeve të Afrikës. Ekipi që në ekip ka kampionin evropian me Liverpoolin, Sadio Manen, ka arritur finalen duke e mposhtur në vazhdime sot Tunisin 1-0 për të shpresuar në titullin e parë dhe historik për këtë vend në këtë garë.
Në ndeshje ka pasur tre kartona të verdhë përgjatë 90 minutave, por edhe dy penallti - të cilat nuk gjetën portën dhe me 0-0 ndeshja shkoi në vazhdime.
E aty, një autogoli i pafat i tunisianit Dylan Bronn [100’] i dha finalen Senegalit që drejtohet nga ish futbollisti i tyre Aliou Cisse.