Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CHELSEA - LIVERPOOL

Mane në formë, kampioni s’lëshon pikë

Mane në formë, kampioni s’lëshon pikë


20 September, 2020 @19:27

Dy ndeshje, dy fitore për kampionin në fuqi në sezonin e ri të Premier Leagues.

Në ndeshjen kryesore të ditës, Liverpool e mposhti me rezultat 0-2 Chelsean, për t’u ngjitur në 6 pikë pas 2 ndeshjeve të zhvilluara.

Me disa mungesa në formacion, Chelsea ishte në lojë deri në fund të pjesës së parë, kur qendërmbrojtësi Christensen u përjashtua nga loja (45+1’) për shkak të një ndërhyrje palejueshme ndaj këmbëshpejtit Mane.

Kjo bëri që Liverpooli ta dominonte dukshëm pjesën e dytë, gjatë së cilës erdhën edhe dy golat.

Autori i golave ishte Sadio Mane (50’, 54’), që fillimisht shënoi me kokë pas një krosimi nga Firmino, e më pas për 0-2 shënoi pas një gabimi të tmerrshëm nga portieri i londinezëve, Kepa.

Në vazhdim të ndeshjes, te Chelsea mundësinë që të kthehej në lojë dhe të shpresojë në pikë e shpërdoroi mesfushori Jorginho, i cili gaboi nga pika e bardhë (75’) pas një penalltie të shkaktuar nga Thiago. Ky i fundit u inkuadrua me të filluar pjesa e dytë dhe debutoi për skuadrën nga Merseyside.

Sa i përket Xherdan Shaqirit, ai edhe sot ishte i lënduar dhe nuk ishte në skuadrën e Liverpoolit për këtë duel.

Përveç 3 pikëve, Klopp pas kësaj ndeshje do të jetë i kënaqur edhe me faktin që skuadra e tij arriti të mbajë një “clean sheet”, marrë parasysh 3 golat e pranuara xhiron e kaluar.

Xhiron që vjen, Liverpooli luan ndaj Arsenalit në duelin e dy prej skuadrave që kanë nga 6 pikë pas dy ndeshjeve, kurse Chelsea i shkon WBA-së. Me shumë gjasë, Chelsea në atë takim do të ketë një tjetër portier, Edouard Mendyn, që pritet shumë shpejt ta kompletojë transferimin e tij nga Rennes. Nga e njëjta skuadër Chelsea në vitin 2004 e kishte transferuar edhe çekun Petr Cech, që doli të ishte një transferim fenomenal.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League