Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NDESHJE KONTROLLUESE

Maqedonia U-21 mposht Kosovën U-21 në miqësore

Maqedonia U-21 mposht Kosovën U-21 në miqësore


16 December, 2021 @14:54

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut U-21 ka shënuar fitore ndaj Kosovës U-21 në një miqësore të zhvilluar në Shkup, për të cilën drejtuesit e futbollit të Kosovës nuk panë të arsyeshëm as të japin njoftim!

Kosovo U21

Përballja mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës nisi në ora 13:00 dhe vendasit fituan këtë ndeshje me rezultat minimal 1-0, ndërsa në faqen e Federatës së fqinjëve është bërë e ditur se pasnesër më 18 dhjetor do të zhvillohet edhe miqësorja tjetër kontrolluese ndaj Kosovës U-21.

Kosovo U21

Golin e vetëm dhe të fitores për Maqedoninë e Veriut e ka shënuar sulmuesi i ri i Wilit, Luan Abazi, në minutën e 63 të ndeshjes.

Sipas njoftimeve të mediave shkupjane, Kosova nuk është treguar aspak e rrezikshme në këtë ndeshje, derisa pjesën më të madhe të ndeshjes e kanë kaluar duke u mbrojtur për të mos pësuar më shumë.


 
Të gjitha lajmet nga Kosova