Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

QENDRA E RE E KB PEJA

Marvin Jefferson qendra e re e Pejës

Marvin Jefferson qendra e re e Pejës


6 February, 2023 @14:28

Basketbollisti amerikan, Marvin Jefferson, u zyrtarizua te KB Peja mbrëmë, ndërsa verdhezinjtë kanë bërë të ditur që lojtari në fjalë nga sot pritet të bëhet pjesë e ekipit dhe të bëhet gati që për ndedshjen e radhës në Superligë.

Pas tri cikleve të përfunduara në Superligë, Peja ka bilanc 14-7 dhe hyn në shtatë ndeshjet e fundit pak më e motivuar, pas një krize rezultatesh së fundi. Jefferson pritet që me 206-centimetrat dhe përvojën e tij t’i ndihmojë skuadrës në këto duele, ashtu që ekipi pejan të pozicionohet sa më mirë për ndeshje PlayOffi.

“Ju njoftojmë se KB Peja ka nënshkruar me lojtarin amerikan të pozitës qender, Marvin Jefferson. Lojtari, i gjatë 206cm, ka përvojë të madhe në Francë, Turqi, Poloni dhe Meksikë. Mirë se vjen Marvin!” - ka shkruar KB Peja, ndër të tjera, në njoftimin e lëshuar mbrëmë. 

Në përballjen e fundit te Peja nuk u paraqitën Rondey Purvis, Isaiah Umipig dhe Khaliq Spicer. Ekipi i Can Sevimit luajti me vetëm dy të huaj, Brad Waldow dhe Jalen Tate. Zyrtarisht, KB Peja nuk ka bërë të ditur që ka ndarë rrugët ende me asnjërin prej tyre.

Përballja e radhës për Pejën është ndaj rivalit të vjetër, Prishtinës. Përndryshe, Jefferson së fundi ka qenë pjesë e ligës së dytë izraelite të basketbollit (gjatë nëntorit dhe dhjetorit të vitit të kaluar) ku ka luajtur për ekipin Ramat Gan, ndërsa ka pasur mesatare prej 20 minutash për ndeshje duke shënuar 8.8 pikë për lojë, 4.6 kërcime dhe 0.8 asistime. Ai është 37-vjeçar.

 


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga