VLLAZNIA
Matko Djarmati në krye të Vllaznisë
3 August, 2020 @9:45
Vllaznia e Shkodrës, dje me fitoren e Play Outit kundër Besëlidhjes, kishte mbetur në Kategorinë Superiore.
Skuadra nga Shkodra ka filluar menjëherë të planifikoi për stinorin e ardhshëm.
Matko Djarmati është emëruar si trajner i skuadrës, derisa klubi në faqen zyrtare ka bërë të ditur se do të vijnë edhe disa përforcime të reja në skuadër.
Djarmati si lojtar ka luajtur në shumë skuadra në Superiore, derisa do të jetë përvoja e parë si trajner.