Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ITALI

Mazzarri në Inter!

REUTERS

Mazzarri në Inter!


18 May, 2013 @12:44

Trajneri i napolitanëve, Walter Mazzarri, ka nënshkruar kontratë me Interin. Kështu shkruajnë sot mediat italiane lidhur me të ardhmen e trajnerit të suksesshëm të Napolit. 

Mirëpo, shefi i napolitanëve ka thënë se do të mbajë një konferencë për shtyp gjatë ditës së sotme ku do të bëj të ditur se a ka nënshkruar me Interin apo me Napolin, pasi që muajin tjetër i përfundon kontrata me këta të fundit. 

Edhe Radio Radio si ekskluzivitet ka përhapur lajmin se Inter ka arritur marrëveshje dhe ka nënshkruar kontratë me Mazzarrin dje. 

Radioja ka shkuar më tej duke thënë se Mazzarri me vete do ta merr tërë stafin e tij për të zbatuar strategjinë e transferimeve të reja. 

Inter ka dështuar të sigurojë një vend në Europë stinorin tjetër nën drejtimin e Andrea Stramaccionit, për herë të parë pas 14 viteve. 


 
Të gjitha lajmet nga Serie A