PSG
Mbappe mungon në Champions
28 July, 2020 @13:47
Super ylli françez, Kylian Mbappe, ishte lënduar në final të Kupës së Francës në minutën e 26 të ndeshjes, pas një ndërhyrjeje të ashpër të lojtarit të St-Etiennet, Loic Perrin.
Mbappe ishte detyruar ta lë fushën, derisa pas kontrollimeve mjekësore, Mbappe do të jetë 3 javë jashtë fushave.
21 vjeçari, do t’i mungojë PSG-së në ndeshjen e parë çerekfinal në Ligën e Kampionëve kundër Atalantas.