LAMPARD

REUTERS/Francois Lenoir
Mbetet dhe kërkon Mourinhon
17 May, 2013 @9:57
Politika e Chelseat për largimin e lojtarëve të vjetër nga skuadra nuk ndezi me legjendën e klubit, Frank Lampard.
Forma e tij e jashtëzakonshme këtë stinor ka shtyrë krerët e Chelseat që t’ia vazhdojnë kontratën edhe për një vit tjetër.
“Jam plotësisht i lumtur,” ka thënë 34 vjeçari Lampard, pas vazhdimit të kontratës me klubin e tij.
Golashënuesi më i mirë në histori të klubit londinez ka qenë ndër kryesorët në ngritjen e skuadrës në formë, në pjesë të dytë të stinorit pas fillimit jo të mirë.
Kulmi i gjithë kësaj ishte rekordi i golave të shënuar nga Lampard, pasi që theu rekordin e vjetër të Bobby Tambling, pasi që shënoi golin e 203-të të tij me Chelsean dhe fitorja e Europa League, që erdhi si qershi mbi tortë në stinorin që Chelsea do ta përmbyllte pa trofe.
“Jose Mourinho do t’i bënte shumë mirë Chelseat, po të kthehej këtu,” ka thënë rekorderi në fund, pasi që kuptoi se karriera e tij përkundër shumë spekulimeve se mund të shkojë në Inter e Manchester, do të vazhdojë në Stamford Bridge.