Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA TALK

Mbi gjysmë-milion euro synohet nga shitja e Gjilanit

Foto: SCGjilani/fb

Mbi gjysmë-milion euro synohet nga shitja e Gjilanit


Burimi i lajmit: Koha.net

5 January, 2023 @21:32

Pronari i Gjilanit, Florim Zuka, që u largua nga klubi me të nisur stinori 2022/23 ka deleguar një kompani private që të mirret me shitjen, ndërsa shuma e përcaktuar për shitje është 550 mijë euro.

Sipas njoftimit të Koha.net Zuka nuk po synon të përfitojë nga kjo shumë, por vetëm t’i paguajë obligimet që i ka ndaj lojtarëve dhe stafit përcjellës, ashtu që të vazhdohet pa probleme për pronarin e ri të klubit.

Studioja ligjore GLB ka publikuar shpalljen, ndërsa është theksuar në pikën “Informata rreth transferimit (shitjes)” se: Florim Zuka, si pronar i vetëm i SC Gjilani Sh. P. K. për shkak të vështirësive financiare dhe dëshirës që klubi të arrijë suksesin e synuar, detyrohet të bëj transferimin (shitjen) e 100% të aksioneve të klubit në vlerë monetare prej 550,000.00 (Pesëqind e pesëdhjetë mijë) euro tek pronari i ardhshëm.

Koha: Gjilani ne shitje

Përkundër vështirësive financiare, ekipi i mirë dhe trajneri i deritashëm i Gjilanit, kanë arritur të kryejnë stinorin vjeshtor në pozitën e katërt të Superligës - pa u kompensuar për punën e bërë. Pas përfundimit të stinorit vjeshtor, trajneri Zekirija Ramadani bëri të ditur që FIFA ia ka shkëputur kontratën me Gjilanin! Ndërsa në afatin kalimtar dimëror, lojtarët më të përfolur për të kaluar në skuadra tjera të Superligës janë pikërisht ata të Gjilanit.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga