Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIGA E FEMRAVE

Mbrojtja e fortë në pjesë të dytë, ia solli fitoren KBF Prishtinës

Mbrojtja e fortë në pjesë të dytë, ia solli fitoren KBF Prishtinës


31 January, 2021 @21:28

KBF Prishtina e mposhti KBF Vëllaznimin me rezultat 83-55.

Fitorja për skuadrën prishtinase erdhi në pjesën e dytë. Vashat e trajnerit Fidan Shatri, në çerekun e tretë dhe katërt pësuan nga 9 pikë dhe e krijuan avantazhin për fitore.

Alexis Tolefree ishte më e mira me 21 pikë, 7 kërcime e 2 asistime, së bashku me Era Shatrin e Aulona Muhadrin me nga 12 pikë secila.

Te Vëllaznimi si zakonisht u dalluan dyshja Raven Baker e Sarah Mgbeike. Baker luajti me 25 pikë, kurse Mgbeike me 15 pikë e 12 asistime.

TABELA AKTUALE

Prishtina ka bilanc prej 8 fitoreve e 4 humbje dhe gjendet në pozitën e tretë, derisa Vëllaznimi me 9 fitore e 3 humbje në pozitën e dytë.

Në xhiron tjetër Prishtina udhëton në Prizren për t’u përballur me Bashkimin, kurse Vëllaznimi e pret Penzën.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Femrave