Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PEJA OPEN 2020

Mbyllet me sukses edicioni i dytë i Peja Open 2020

Foto: Peja Open 2020

Mbyllet me sukses edicioni i dytë i Peja Open 2020


3 September, 2020 @19:38

Ka përfunduar me sukses edicioni i dytë i turneut “Peja Open 2020”, turne ndërkombëtar i tenisit.

Këtë vit, për shkak të pandemisë, ky turne pati më pak pjesëmarrës sesa vitin e kaluar, megjithatë ofroi ndeshje mjaft të mira. Këtë vit ishin rreth 30 pjesëmarrës nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Gjermania.

Pjesëmarrësit ishin të grupmoshave U16 dhe garuan në të dyja konkurrencat.

Te vajzat, kampione doli Vesa Gjinaj nga Kosova, e cila në finale triumfoi ndaj malazezes Tea Nikcevic. Për Vesën ky ishte trofeu i parë në garat zyrtare evropiane.

Te djemtë triumfoi teniseri Simon Knezevic nga Mali i Zi. Knezevic në finale e mposhti teniserin Fresk Sylhasi nga Kosova.

Në konkurrencën e çifteve, te vajzat fitoi dyshja kosovaro-malazeze Vesa Gjinaj & Tea Nikcevic, duke triumfuar në finale ndaj dyshes gjermano-kosovare Maxine Sophie Kammerer & Forta Morina, kurse te djemtë triumfoi dyshja malazeze Simon Knezevic & Emil Dapcevic, që në finale e mposhti dyshen Mal Agushi & Drinor Shamolli nga Kosova.

Ky turne u organizua nga KT Peja, Komuna e Pejës dhe Federata e Tenisit e Kosovës, ndërkohë që mbetet turneu i vetëm ndërkombëtar i tenisit në Kosovë.


 
Të gjitha lajmet nga Tenis