Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

REJA

“Me 11 luanë në fushë!”

“Me 11 luanë në fushë!”


6 September, 2019 @22:42

Trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Edoardo Reja, në konferencë për shtyp para ndeshjes ndaj Francës, ka thënë se duhet të shfrytëzohen hapësirat nga kundësrhtari.

TABELA AKTUALE dhe ORARI I NDESHJEVE

Fillimisht nuk duhet të bëjmë gabime, të japim sa më pak hapësira skuadrës kundërshtare, duhet të kemi një gjendje fizike sa më të mirë, për t’u përballur me një kundërshtar kaq të fortë.

Por edhe ne kemi lojtarë të cilët dijnë të shfrytëzojnë hapësirat, nëse Franca do na jep mundësinë.” ka thënë Reja fillimisht.

Trajneri i Francës Didier Deschamps, ka thënë se e njohin kombëtaren e Shqipërisë, derisa Reja u shpreh se nuk është e mirë për ta kjo, megjithatë do të markojnë lojtarin Antoine Griezmann, i cili strategu italian mendon se do të jetë lojtari kyç i Francës dhe se ka aftësi të shfrytëzojë çdo hapësirë të vogël.

TABELA AKTUALE dhe ORARI I NDESHJEVE

73 vjeçari Reja, në fund ka thënë se në fushë do të dalin 11 luanë për të luftuar dhe se e gjithë skuadra do të jetë e motivuar për një rezultat pozitiv. Loja e Shqipërisë pritet të jetë e mbyllur në fillim, e më pas do të tentojnë me kundërsulme, ka thënë Edoardo Reja.

TABELA AKTUALE dhe ORARI I NDESHJEVE

Shqipëria aktualisht gjendet në pozitën e katërt në Grupin H me gjashtë pikë të grumbulluara, derisa Franca gjendet në krye të grupit me nëntë pikë.


 
Të gjitha lajmet nga