Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FERONIKELI 0-1 BALLKANI

Me Baftiun, Ballkani i afrohet në tri pikë Dritës

Foto: FCBallkani/fb

Me Baftiun, Ballkani i afrohet në tri pikë Dritës


13 July, 2020 @18:53

Një gabim i mbrojtësit të dikurshëm të reprezentacionit të Kosovës, Ilir Berisha dhe shfrytëzim i tij nga futbollisti më në formë në Superligë, Blend Baftiu - i ka dhënë fitoren e rëndësishme Ballkanit ndaj Feronikelit në Rexhep Rexhepi të Drenasit 0-1 [Blend Baftiu 33].

Një gol ka qenë dallimi në ndeshje dhe këtë Baftiu e ka shfrytëzuar më së miri, derisa Ballkani tash është vetëm tri pikë larg Dritës lidere, që barazoi dje ndaj Prishtinës.

Kujtojmë, Ballkani pret Dritën në Suharekë në përballjen që mund të jetë vendimtare për titull kampioni!

Në pjesë të parë Ballkani me lojën e vetë dominoi, ndërsa pos golit të përmendur më lartë, raste patën Mirlind Daku (2’ dhe 4’), Visar Berisha (22’), dhe Jetmir Topalli (31’).

TABELA AKTUALE

Në pjesë të dytë pos rasteve të mira të Ballkanit për të shënuar që luajti bukur sot, mundësi e vetme e Feronikelit ishte përmes Argjend Malajt, që tentoi me goditje të fuqishme (56’) të cilën e priti portieri Armend Ruxhi.

E rastet e Ballkanit nuk kishin fund, por goli s’erdhi përkundër tentimeve të Ermal Krasniqit (54’), Visar Berishës (60’), Mirlind Dakut (65’) dhe Baftiut të shkëlqyer (71’ dhe 83’).

Me fitore, Ballkani në vend të dytë i afrohet Dritës në tri pikë, derisa Feronikeli mbetet i pesti, duke regjistruar humbjen e katërt me radhë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga