TREPÇA 3-2 LIRIA
Me Baliqin fitoret vazhdojnë, Trepça përmbys Lirinë
29 November, 2020 @17:02
Pas fitores ndaj Onixit në xhiron e kaluar, Trepça për herë të parë këtë stinor ka shënuar dy fitore me radhë, duke e mposhtur edhe Lirinë sot, 3-2 [Samir Sahiti 6p, Daut Maxhuni 69, 73 - Albin Berisha 54, 67].
Fitorja e dytë me radhë prej se në krye të skuadrës erdhi ish-lojtari i ekipit Emin Baliqi, ndërsa mitrovicasit tashmë duket se frymojnë ndryshe dhe kanë dalë nga fundi i tabelës.
Pjesa e parë përfundoi me rezultat 1-0 në të mirë të Trepçës, që kishin avancuar me golin e hershëm të Samir Sahitit nga penalltia.
Por në pjesë të dytë Liria rikthehet me golin e Albin Berishës 1-1 (54) dhe shpejt edhe merr epërsinë 1-2.
Reagim fantastik i minatorëve erdhi me Daut Maxhunin. Ai shënoi dy herë brenda 5 minutave lojë për të përmbysur në 3-2 epërsinë e Lirisë dhe për t’i lënë pa pikë djelmoshat bardhezi të drejtuar nga Skender Shengyli.
Me këtë fitore, Trepça ngritet në pozitën e shtatë të renditjes me 15 pikë të tubuara dhe i ik zonës së rrezikshme.
Në anën tjetër, Liria tashmë 5 xhiro - pa fitore.