Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BRIGHTON 2-3 MAN UTD

Me dramë në kohën shtesë, përmes penalltisë Man Utd fiton

Foto: premierleague.com

Me dramë në kohën shtesë, përmes penalltisë Man Utd fiton


26 September, 2020 @16:49

Manchester United ka arritur të shënojë fitoren e parë të stinorit në Premier Ligë në mënyrë dramatike në një ndeshje shumë interesante ndaj Brightonit 2-3 [Maupay 40p, March 90+5 - Dunk 43ag, Rashford 55, Bruno 90+10p].

Dueli me plotë incidente në fushë u vendos nga shuti i fundit, kur Bruno Fernandes vendosi fatin e ndeshjes me penallti, të fituar nga VAR-i, pasi që Neal Maupay kishte prekur topin me dorë pas goditjes së Unitedit nga korneri, ndërsa në anën tjetër Chris Kavanagh kishte bërë fishkëllimin e fundit të ndeshjes!

TABELA AKTUALE

Vendasit ishin të pafat për të mos nxjerrë së paku pikë nga kjo ndeshje, kur kihet parasysh se qëlluan 5 herë shtyllën e David De Geas.

Në anën tjetër, Manchesterit dy gola s’iu pranuan për shkak të pozitës jashtë loje.

Kështu, Ole Gunnar Solskjaer me ekipin e tij ka kapur tre pikët e para të stinorit pas disfatës nga Crystal PalaceOld Trafford.

Ndërsa Brighton përveç mësimit, nga ky takim ka nxjerrë edhe shpresë se mund të luftojë me secilin për edhe një stinor në PremierLigë.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League