Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA KONFERENCA E CHALLNDESIT

Më e vështira, me mungesa të theksuara

Më e vështira, me mungesa të theksuara


5 October, 2020 @13:43

Selektori i Kosovës, Bernard Challandes, ka qenë energjik në konferencën e sotme për shtyp, para ndeshjes ndaj Maqedonisë Veriore dhe ndaj asaj përballë Sllovenisë e Greqisë.

Mirëpo, kryesisht është folur për përballjen e rëndësishme ndaj Maqedonisë Veriore që mund ta dërgojë Kosovën një hap para EURO 2020.

Vlerësimi i përgjithshëm i Challandesit ka qenë se Maqedonia Veriore luan njëjtë si Kosova, ndërsa ka individë shumë të mirë.

Ai nuk do të ndërrojë formacionin, ndërsa ka shprehur brenga për mungesat, të cilët do t’i zëvendësojë me ata që ka në dispozicion, kurse për ndeshjet tjera të Ligës së Kombeve, do të ftojë edhe nga Kosova U21.

“Maqedonia ka ekip të mirë. I kam parë edhe dy ndeshjet e fundit, sidomos ndaj Gjeorgjisë. I kemi përgatitut disa video për t’i shikuar. Maqedonia luan si Kosova kur luan mirë dhe e mban topin. Kërkojnë të kenë posedimin e topit. Sistemi i lojës së tyre është sikurse i Kosovë. Kanë lojtarë të mirë individualisht”, ka thënë Challandes.

“Për mua është e rëndësishme që t’i motivojë lojtarët për ndeshje. Për mua është e rëndësishme energjia që do tu jap lojtarëve. Kjo ndeshje është e rëndësishme për të gjithë, për lojtarët, për ju gazetarët dhe për të gjithë popullin. Nuk kemi nevojë për polemika por për përkrahje. Nuk mund të qajë nëse nuk do ta kem Muriqin në ekip, duhet ta nxjerrim maksimumin nga lojtarët që do t’i kemi”, tha Challandes.

Ndërsa sa i përket ardhjes së Amir Rrahmanit për shkak të situatës me Napolin si dhe kapitenit, s’është problem për zviceranin.

“Nëse nuk do të jetë Rrahmani, e kemi Ibrahim Dreshevicin. Sa i përket shiritit të kapitenit nuk është problemi që e kemi dhe as që e kemi menduar. Kemi lojtarë që mund t’ua japim shiritin e kapitenit. Por unë besoj që Rrahmani do të jetë i gatshëm për ndeshje. Kemi lojtarë si Herolind Shala e Valon Berisha që e kanë bartur shiritin e kapitenit, nuk është ky problem”.

Lëndimet janë shtuar dhe Hekuran Kryeziu e Idriz Voca nuk do të jenë pjesë e ekipit, përkundër ftesave.

“Kemi probleme të natyrave të ndryshme. Jemi në kontakt me FIFA-n për Amir Rrahmanin. Situata duke pozitive por nuk dihet ende. Jemi duke bërë të pamundurën. Sot ose nesër mund të arrijë në Kosove nëse do të merret leja nga FIFA, pasi është FIFA që mund të vendos edhe përkundër gjendjes jo të mirë në rajonin e Napoli. Duhet te presim për Vedat Muriqin deri të martën në mëngjes. Duhet te presim se si do të jetë situata me të. Jam pesimist për Muriqin për shkak të lëndimit që ka. Do të presim se si do të jetë gjendja e tij. Idriz Voca e ka thyer hundën dhe Hekuran Kryeziu ka lënduar ligamentet. Të dy do të mungojnë. Detyra ime është të ndertojë një ekip sa më të mirë me lojtarët që kam në dispozicion. Nuk kemi lojtarë të mjaftushëm për tri ndeshje. Pas ndeshjes me Maqedoninë do të shikoj mundësinë të marrim disa lojtarë nga U-21, qoftë për stërvitje apo edhe për ndeshje,” ka shtuar ai.

Kosova do t’i luajë tre ndeshje brenda pak ditësh gjatë tetorit. Pas duelit me Maqedoninë Veriore më 8 tetor, pret Slloveninë në Prishtinë dhe i shkon Greqisë në Athinë në kuadër të Ligës C të Kombeve.


 
Të gjitha lajmet nga