Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DARDAN BERISHA

Me fitore në gj’finale

BOROZANI/D.S.

Me fitore në gj’finale


29 February, 2016 @19:03

Sigal Prishtina ka bilanc perfekt në Grupin D të ligës ballkanike, ku nga tre ndeshjet e para ka shënuar tre fitore. Kampionja e Kosovës thuajse ka siguruar gjysmëfinalen e kësaj lige, mirëpo, për të qenë 100% të sigurt, ata duhet të fitojnë nesër mbrëma në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë. 

Kështu mendon edhe Dardan Berisha, basketbollisti që u shpall MVP i BIBL në stinorin e kaluar. Mirëpo, shuteri i Prishtinës thotë se kësaj radhe do të jetë më vështirë ndaj Kozuvit sesa në ndeshjen e parë që e zhvilluan si mysafir. 

“Unë mendoj se do të jetë një ndeshje shumë e fortë. Është e vërtetë se e kemi mposhtur Kozuvin në takimin e parë me 12 pikë dallim, por kjo është ndeshje tjetër pasi Kozuvi ka ndryshuar si skuadër, si në përbërje ashtu edhe në shtabin teknik, pasi në krye të saj tani është ish-trajneri ynë, Marjan Ilievski. Kozuvi ka nevojë për fitore me çdo kusht pasi i nevojitet për të shpresuar për një vend në gjysmëfinale, andaj basketbollistët e saj pritet të jenë shumë të motivuar. Në anën tjetër ne me një fitore eventuale ndaj tyre do ta vulosnim pjesëmarrjen në gjysmëfinale të Ligës Ballkanike. Kjo do të thotë se edhe ne jemi shumë të motivuar për të triumfuar. Unë po ashtu besoj se edhe tifozët do të jenë në numër sa më të madh në palestër për të na përkrahur në rrugëtimin tonë në këtë ligë. Edhe pse në këta dy muajt e parë të vitit kemi qenë shumë të ngarkuar me ndeshje të forta si në garat vendore ashtu edhe në Ligën Ballkanike unë kam besim të madh në skuadër dhe jam optimist se do të vazhdojmë me fitore,” ka thënë ai për faqen zyrtare të FBK-së, basketbolli.com sot. 

Dardani përndryshe këtë stinor në BIBL luan me mesatare prej 17.5 pikëve për ndeshje, 4 asistime dhe 4.8 kërcime. 

TABELA AKTUALE E BIBL

Sigal Prishtina nuk ka humbur asnjë ndeshje këtë vit në asnjë garë ku merr pjesë. 


 
Të gjitha lajmet nga