Të gjitha lajmet

ANALIZË

Me këmbë në tokë, presim tetorin!

TOPSPORTI / Arian Paçarizi

Me këmbë në tokë, presim tetorin!

Shkruan: Luan Morina

10 September, 2019 @23:16

Pas 15 ndeshjeve Kosova njoftohet me humbje. Pas 12 viteve, Anglia pëson tre gola në një ndeshje zyrtare (jo-miqësore). Për herë të parë Kosova luan me një kampion bote, dhe po t’i heqim nja 25 minuta nga memoria, do të dilte një super-paraqitje.

Nëse kualifikohemi në Euro2020 (besoj fuqishëm se në mars më së voni sigurojmë biletën me anë të Ligës së Kombeve D), do të kemi punë me ekipe të ngjashme me Anglinë. Dhe, udhëtimi sa për sy e faqe është më mirë të mos ndodh.

a

25 minutat e gjysmës së dytë të pjesës së parë të lojës ishin për t’u harruar. Psiqikisht ramë nga loja, diçka që kam pritur të ndodh, por fatmirësisht nuk ka ndodhur asnjëherë më parë me ekipet tjera. Duhet të mësojmë të jemi më të përmbajtur në takime të këtilla, të ruajmë sidomos gjakftohtësinë. Kjo e fundit mungoi në pjesën e dytë të lojës me ndërhyrje të rrezikshme, e edhe me jo-seriozitet në disa raste.

Sigurisht që jemi ekip në rritje dhe shumica e lojtarëve do të duhej të ishin me U21 e jo për ekipin e parë nisur nga Aro Muric. Gabimet e portierit duken më së lehti, dhe gabim ishte vetëm goli i tretë ku do të duhej të kapte topin para se të arrinte tek Vojvoda. Tek goli i parë, Raheem Sterling arrin të godet topin para Muriqit. Tek goli i dytë Rrahmani bëri presion të nxituar më lart se që duhej dhe u ekspozuam keq.

Ekspozimi i keq ishte edhe në pjesën më të madhe të lojës. Edhe po të mos ndodhnin këto gabime, ne përsëri do të humbnim, dhe fajtori thjesht do të ishte përvoja dhe përgatitja e kundërshtarit. Anglia me Sanchon e Sterling është e pandalshme, ndër favoritët për t’u shpallur kampione e Evropës verën e ardhshme. Ne, ia dolëm të mbahemi mirë ndaj një Anglie jo në formën vrastare.

a

Ishte një qasje më ndryshe e Challandes, duke provuar një vijë të lartë të mbrojtjes, e cila ishte një vetëvrasje e jona karshi sulmuesve anglez. Megjithatë, pozita e Berishë në fushë ishte një vendim tepër i shkëlqyeshëm i cili rezultoi me dy gola të tij dhe një presion të vazhdueshëm në kundërshtarin. Krahët dhe pjesa defensive e mesfushës nuk ishin në krye të detyrës duke shkaktuar barrë shtesë mbi mbrojtjen, edhe ashtu të pafuqishme për t’u mbrojtur kundër anglezëve.

Për t’u brengosur është fakti që pjesa ofensive nuk u kthye për të ndihmuar sa duhej mbrojtjen. Mbulimi i zonave në kundërsulmet e anglezëve ishte i tmerrshëm, edhe atëherë kur kishte përkrahje nga mesfusha. Ishte një çast në pjesën e dytë kur Valon Berisha, pa dyshim më i miri lojtar i joni dhe ai që meritoi het-trikun, nga pozita e gjysmë-sulmuesit ishte kthyer në rolin e mesfushorit defensiv për të mbrojtur portën nga kundërsulmi anglez. Një qasje e këtillë nevojitet edhe nga të tjerët. Kam frikë se pa pesëshen e lënduar, ne do të kemi probleme për t’u përballur me Malin e Zi e Çekinë në dy ndeshjet vendimtare.

TABELA AKTUALE

Jemi për t’u çuditur. Askush nuk e ka pritur këtë dhe magjia e Challandes është nga Zoti e di çfarë përbërësish. Është një lloj kllapie kolektive, nisur nga vet lojtarët e deri tek tifozët që kurrë s’kanë shikuar futboll. Është një mani që po na bën të besojmë në gjërat që nuk kemi guxuar as të ëndërrojmë. Aq më pak në mbrëmjen me shi të 6 tetorit të vitit 2016 kur në Loro Boriçi si vendas humbnim nga Kroacia 0-6. Ata tifozë të lagur atë mbrëmje, sot këndonin ‘Besa-Besë’ në St. Mary’s me shpresa reale për një kualifikim në Euro2020.

E di, ende duket e pabesueshme!

Me këmbë në tokë dhe me më pak lojtarë të lënduar të presim tetorin vendimtar, pasi fitorja ndaj Malit të Zi është më e rëndësishme se ndeshja me Çekinë!

ANGLIA - KOSOVA

Anglia vs. Kosova, notat e lojtarëve

TOPSPORTI / Arian Paçarizi

10 September, 2019 @23:04

Pas humbjes ndaj Anglisë, TopSporti ka notuar lojtarët varësisht prej paraqitjeve të treguara sonte. NOTAT E LOJTARËVE Muriç 5.5,…

GRUPI A

Çekia fiton, kalon Kosovën

TOPSPORTI / Arian Paçarizi

10 September, 2019 @22:50

Me fitoren e sontme ndaj Malit të Zi, Çekia u vendos në pozitën e dytë para Kosovës. Çekia e mposhti…

ANGLIA - KOSOVA

Kosova e madhe edhe në disfatë

10 September, 2019 @22:40

Një ndeshje që filloi në një mënyrë që as nuk e kishim menduar, një gol i Valon Berishës që në…

SHQIPËRIA - ISLANDA

Shqipëria mposht Islandën, mbetet në lojë për kualifikim

10 September, 2019 @22:37

Në ndeshjen e luajtur sonte në “Elbasan Arena”, Shqipëria arriti që ta mposhtë me rezultat 4-2 Islandën, për të mbetur…

SHQIPËRIA - ISLANDA

Pjesa e parë, Shqipëria udhëheq

10 September, 2019 @21:39

Me një gol të Kastriot Dermakut, Shqipëria pjesën e parë ndaj Islandës e mbyll me epërsi 1-0. Të drejtuarit nga…

Të gjitha lajmet nga EURO 2020