Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CANER GZIMI

“Me lojë të bukur shpresojmë në rezultat pozitiv”

“Me lojë të bukur shpresojmë në rezultat pozitiv”


22 August, 2019 @12:40

Liga e Parë e Kosovës në futboll, do të fillojë të premtën me ndeshjen Malisheva - KEK-u.

Lojtari prizrenas Caner Gzimi, në një bisedë me TopSportin ka thënë se me lojë të bukur shpresojnë në rezultat pozitiv ndaj KEK-ut.

Jemi një skuadër e re, por kemi një kontigjent të mirë të lojtarëve me përvojë, si nga Malisheva ashtu edhe nga disa qytete tjera të Kosovës.

I kemi bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e këtij stinori. Në ndeshjen e parë të sezonës kundër KEK-ut, besoj se do të zhvillojmë një lojë të bukur ku do t’i kënaqim shikuesit tonë dhe besoj e shpresoj në një rezultat pozitiv.” u shpreh Caneri për TopSportin.

Ndeshja Malisheva - KEK-u do të zhvillohet të premtën në ora 17:00.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë