PENSIONOHET ENIS ALUSHI
Me pensionimin e Alushit, zbulohen fanellat e reja të Kosovës
8 September, 2019 @10:54
Dje para ndeshjes Kosova - Çekia, u bë edhe zyrtarisht ceremonia e pensionimit të futbollistit 33 vjeç Enis Alushi nga reprezentacioni i Kosovës.
ORARI I NDESHJEVE dhe TABELA AKTUALE DREJT EURO 2020
E në ceremoninë përshëndetëse të tij, përveç falenderimeve dhe mirënjohjeve, atij i është dhururar edhe fanella e Kosovës për ndeshjen e radhës, që u reklamua si speciale nga kompania prodhuese për ndeshje ndaj Anglisë.
Fanella e Kosovës ndaj Anglisë
Siç mund të shihni edhe nga fotografitë, Alushi tashmë ka marrë para të gjithëve fanellën e ndeshjes Anglia-Kosova, që do të luhet pas disa ditës në Southampton.
ORARI I NDESHJEVE dhe TABELA AKTUALE DREJT EURO 2020
E sa i përket modelit të ri të fanellave që janë bërë special për ndeshje ndaj Anglisë dhe reklamimit në mediat e tyre, së paku te kjo e Alushit shihet se jakat janë të kaltëra, e brenda e saj verdhë. Njëjtë sikurse fundi i mëngëve, verdhë, derisa pjesa e krahut zi, me vija verdhekaltër anash. Pjesa ballolre është e zezë me të kaltëra të hedhura aty këtu, që e bën atë një fanellë krejt tjetër nga të zakonshmet.
Pensionimi i Alushit
Përndryshe, Alushi që është nga Mitrovica përgjatë karrierës së tij ka luajtur kryesisht në ekipet e Bundesligës 2, ndërsa ka qenë pjesë e Kosovës që nga dita e parë e kur luanim vetëm miqësore.
Ai ka luajtur gjithashtu 5 ndeshje në përballjet kualifikuese të Kosovës për Kampionatin Botëror “Rusia 2018”, ndërsa ka qenë pjesë e fitores së Kosovës më 2016 ndaj Ishujve Faroe në miqësoren e zhvilluar në Gjermani, si dhe miqësoren e parë me leje, ndaj Haitit, 0-0.
ORARI I NDESHJEVE dhe TABELA AKTUALE DREJT EURO 2020